Ministri i Jashtëm grek: Emri “Sllavomaqedonia” nuk pranohet nga shqiptarët

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka përmendur, ndoshta për herë të parë, se implikimet për çështjen e emrit të Maqedonisë, lidhen edhe me faktorin shqiptar. Gjatë një interviste për tv Antena 1, Kotzias është pyetur për variante Sllavomaqedonia dhe Maqedonia e Re, me idenë nëse kompromisi merr parasysh kriterin gjeografik apo edhe diçka tjetër.

Sipas ministrit, emri i parë përjashtohet sepse atë e kundërshtojnë shqiptarët.

“Emri Sllavamaqedonia, i referohetr sllavëve, që janë një nga komponentët e shtetit që sot e quajmë FYROM. Shqiptarët e kundërshtojnë drejtpërdrejt çdo emër si “Sllavomqedonia”, sepse ata besojnë se i përjashton si komponent i këtij shteti. Qeveria po diskuton për një emër të pranueshëm për të gjitha përdorimet”, është shprehur Kotzias.

Çështja e emrit vijon prej më shumë se dy dekadash mes Greqisë dhe Maqedonisë, ndërkohë që negociatat e tanishme që po i afrohen një konkluzioni, marrin në konsideratë edhe faktorin shqiptar. Duhet thënë se pa Marrëveshjen e Ohrit, vështirë se ky diskutim do të bëhej sot nga ministri grek, pasi ishte ky dokument që hapi rrugën e përfaqësimit të shqiptarëve si element shtetformues të Maqedonisë. Edhe Kotzias duket se nuk luan më me këtë kartë, siç është bërë shpesh në të shkuarën kur shqiptarët e Maqedonisë quheshin minoritet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne