Ministri i Jashtëm holandez: Shqiptarët s’kanë shans të marrin azil në Holandë

Ministri i Jashtëm i Holandës Bert Koenders ka deklaruar hapur se shqiptarët që shkojnë në Holandë për të kërkuar azil, nuk kanë asnjë shans që ta përfitojnë.

Gjatë një konference për shtyp nga Tirana me ministrin Ditmir Bushati, Koenders tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi Shqipëria është një vend që po bën progres.

“Nuk ka asnjë shans që ju të vini dhe të kërkoni azil tek ne, por pa diskutim jeni të mirëpritur si turistë”, theksoi ministri i Jashtëm holandez.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne