Ministri i Jashtëm i Venezuelës nesër për vizitë në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëhet e ditur se ministri Arreaza të hënë më datën 1 prill do të zhvillojë një vizitë në Turqi.

Në mes tjerash në komunikatë thuhet se krahas marrëdhënieve mes Turqisë dhe Venezuelës, parashikohet që gjatë takimit të bisedohet edhe për çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtar në rendin e ditës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne