Ministri i Jashtëm spanjoll: SHBA sillet si një kauboj në krizën e Venezuelës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell tha se qasja e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj krizës së Venezuelës është “si një kauboj perëndimor”, i cili kërcënon se do të nxjerrë armë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell thotë se Venezuelës i duhet një zgjidhje paqësore për krizën në të cilën është përfshirë, një zgjidhje e cila do të jetë e negociuar dhe demokratike.

Ai i tha sot transmetuesit publik spanjoll “TVE” se vendi i tij Spanja, por edhe vendet e tjera evropiane “do të vazhdojnë të kundërshtojnë çdo presion i cili flet për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë”.

Kujtojmë se zyrtarët amerikanë në mënyrë të përsëritur kanë thënë se në tavolinë është secili opsion i mundshëm, në tentativën e tyre për të larguar nga pushteti presidentin socialist Nicolas Maduro.

Si Spanja ashtu edhe SHBA-të kanë njohur udhëheqësin e Kongresit, Juan Guaido për president të përkohshëm të Venezuelës.

Ata thonë se rizgjedhja e Maduros vitin e kaluar ishte bërë përmes mashtrimit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne