Ministri i Jashtëm turk: Me SHBA ose do të rregullohemi, ose do të prishemi tërësisht

Ministri i Jashtëm i Turqië, Mevlut Cavushoglu është shprehur se marrëdhëniet me SHBA-të janë në një pikë shumë kritike. Lidhjet me SHBA kanë qenë në një pikë shumë kritike. Ato ose do të normalizohen, ose do të prishen tërësisht citohet Cavushoglu.

Deklarimet e tij vijnë pak ditë përpara se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson të vizitojë Ankaranë. Pika më e nxehtë në këto raporte është mbështetja e SHBA për kurdët peshmerga, të cilët po luftojnë kundër Turqisë edhe në Siri, ku ka nisur një operacion ushtarak nga ana e Ankarasë. SHBA synon krijimin e një force kufitare me shumicë kurde prej 35 mijë vetash që do të mbetej si zonë tampon mes Sirisë dhe Turqisë, por kjo shikohet nga kjo e fundit si premisë për krijimin e një shteti kurd.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne