Ministri i Mbrojtjes në Greqi dorëhiqet për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Panos Kammenos, ka njoftuar për dorëheqjen e tij, në prag të votimit në Parlament për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë për ndryshimin e emrit.

“Çështja e Maqedonisë nuk më lejon të sakrifikojë pozitëm time”, tha Kammenos.

Ai po ashtu theksoi se partia e tij ANEL, do të largohet nga qeveria.

Kryeministri grek, Alexis Tspiras, pas këtij vendimi, kërkoi që vota e mosbesimit të mbahet javën e ardhshme në Parlament.

Kammenos kishte kundërshtuar që moti marrëveshjen në mes të Greqisë dhe Maqedonisë.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia do të riemërohej Maqedonia e Veriut ndërsa Athina do të tërhiqej nga qëndrimi për pengimin e Maqedonisë në anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

Më 11 janar, Parlamenti i Maqedonisë votoi për ndryshimet kushtetuese dhe tani duhet që ligjëvënësit grekë të mbështesin marrëveshjen. Marrëveshja ishte përballur me shumë kundërshtime e protesta në të dyja vendet.

Zaev, pas votimit në Parlament tha se “kjo ishte një gjë shumë e vështirë për tu arritur”.

Tspiras tha se marrëveshja duhet të ratifikohet deri në fund të muajit.

Atij i duhen edhe votat e opozitës për të arritur numrin e nevojshëm që të ratifikohet kjo marrëveshje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne