Ministri i Mbrotjes së Greqisë del kundër marrëveshjes me Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos tha se është kundër marrëveshjes me Maqedoninë për “ndryshimin e emrit”, ndërsa shtoi se do ta pengojë edhe iniciativën për miratimin e saj në Parlament pa marrë paraprakisht mendimin e opinionit publik grek.

Kammenos bëri të ditur se është e nevojshme që marrëveshja e arritur me Maqedoninë ti paraqitet popullit grek për votim në referendum apo në zgjedhje.

Në lidhje me marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në “Maqedonia Veriore”, ministri Kammenos tha se “Sipas mendimit tim kjo është një marrëveshje shumë e keqe. Unë nuk e pranoj dhe do të mundohem ta pengojë atë”.

Panos Kammenos në prononcimin e tij në mes tjerash tha: “Dua të them haptazi se kjo marrëveshje nuk do të miratohet pa marrë paraprakisht opinionin e popullit grek dhe kjo mund të bëhet ose me anë të zgjedhjeve ose me referendum. Unë si kryetar i Partisë së Grekëve të Pavarur, e cila është pjesë e qeverisë, po e marr përsipër përgjegjësinë për këtë çështje”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne