Ministri izraelit i bujqësisë dhe kolonët bastisin kompleksin e Xhamisë Aksa në Kudsin e okupuar

Ministri izraelit i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Uri Ariel, së bashku me një grup prej kolonëve ekstremistë, ka sulmuar kompleksin Al-Aksa në qytetin e Vjetër të Jeruzalemit Lindor, El-Kuds, mes një përshkallëzimi të dhunës nga forcat izraelite dhe kolonëve kundër palestinezëve.

Firas  al-Dibs, zëdhënës i organizatës islamike Waqf (Endowment), e cila menaxhon çështjet e kompleksit, tha se politikani 66-vjeçar i krahut të djathtë dhe një numër i kolonëve shkelen  vendin e shenjtë përmes portës Moroccan nën shtrëngimin dhe   mbrojtjen e disa grupeve të ushtarëve izraelitë dhe forcave speciale të policisë.

Dibs vuri në dukje se forcat izraelite të sigurisë shoqëruan Arielin   dhe kolonët gjatë vizitës së tyre.

Në korrik 2018, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi të lejojë ligjvënësit izraelitë, apo anëtarët e Knesset, të vizitojnë kompleksin një herë në tre muaj dhe njoftoi se ministrat gjithashtu mund të shkojnë në këtë zone. U vendos një kufizim i qasjes në vend  që nga tetori i vitit 2015, pas tensioneve në territoret e pushtuara.

Numri i ligjvënësve izraelitë që kanë sulmuar kompleksin e Xhamisë  Al Aksa është rritur gjatë muajve të fundit që nga vendimi i Netanjahut.

Shumica e anëtarëve të Knesset janë ekstremistë të krahut të djathtë, të cilët mbështesin shkatërrimin e kompleksit islamike me qëllim që të ndërtojnë një tempull hebre në vend të tij.

Kompleksi i Xhamise Aksa shtrihet pikërisht mbi sheshin e Murit Perëndimor dhe permban dy xhamite,  Kupolën e Shkëmbit dhe xhaminë al-Aksa .

Palestinezët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur per përpjekjet e Izraelit për të ndryshuar status quon e kompleksit të Xhamisë el- Aksa. Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Territoret e okupuara palestineze kanë përjetuar tensione të reja që kur Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij   më 6 dhjetor 2017 për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar.

Më 21 dhjetor 2017, ne Asamblene e Përgjithshme te Kombeve të Bashkuara u votua me shumicë votash në favor të një rezolute që i bën thirrje SHBA-ve të tërheqin njohjen e diskutueshme të Jerusalemit si kryeqytetin izraelit.

Në një përpjekje për të parandaluar kalimin e rezolutës, Trump kërcënoi me  hakmarrje ndaj vendeve që mbështetën masën, e cila më parë kishte të bënte me një veto të SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, Izraeli e hodhi poshtë rezolutën e trupit botëror duke falënderuar Trumpin për vendimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem, al-Kuds./ presstv/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne