Ministri izraelit përdhos Xhaminë e shenjtë Aksa në Jeruzalem

Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, ka përdhosur Xhaminë e shenjtë Aksa, që ndodhet në rajonin e qytetit të vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se ministri i Bujqësisë Ariel në shoqërim të një grupi të hebrenjve fanatikë kanë hyrë me force në Harem-i Sherif nën shoqërim të policisë izraelite.

Ministri dhe grupi i hebrenjve fanatikë të cilët kanë shëtitur në oborrin e Mesxhid-i Aksasë, më pas janë larguar nga Harem-i Sherif.

Në deklaratë po ashtu thuhet se numri i hebrenjve fanatikë të cilët kanë kryer bastisje ndaj Aksasë gjatë ditës së sotme është 53.

Ministria nga partia në koalicionin qeverisës partia “Shtëpia Hebreje”, Ariel, edhe më 9 shtator ka bastisur Harem-i Sherifin.

Nga ana tjetër qeveria palestineze ka dënuar bastisjen e kryer nga Uri Arel.

“Bastisjet e kryera ndaj Mesxhid-i Aksasë janë pjesë e planit të Izraelit për të vënë rajonin në zjarr me një luftë fetare të çuditshme dhe të papranueshme”, thuhet në njoftim.

Bastisjet e hebrenjve ndaj Mesxhid-i Aksasë kanë filluar në vitin 2003 me një vendim të njëanshëm të policisë izraelite.

Autoritetet izraelite këmbëngulin në bastisjet e vazhdueshme, pavarësisht të gjitha presioneve nga Drejtoria e Vakëfeve Islame në Kuds e cila është e lidhur me Ministrinë e Fondacioneve dhe Çështjeve Islame të Jordanisë.

Mesxhid-i Aksa i cili ndodhet në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim, ka cilësinë e kibles së parë për muslimanët.

Nën këtë kompleks, ku krahas xhamisë së Kibles dhe xhamisë Kubbetu’s Sahra gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne