Ministri i jashtëm i Katarit kërkon dialog mes vendeve arabe dhe Iranit

Ministri i jashtëm i Katarit ka kërkuar dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve arabe dhe Iranit.

Muhamed bin Abdul’rahman al-thani, ministër i jashtëm i Katarit në një intervistë për kanalin televiziv shtetëror TRT të Turqisë deklaroi se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen duke respektuar parimin e respektimit të sovranitetit dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe tha: Tensionet aktuale mes Arabisë Saudite dhe Iranit do të thotë krizë e re në rajon. Pas sulmit me raketa të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër aeroportit Mbreti Khaled në Riad të Arabisë Saudite, kjo e fundit ka vazhduar akuzat e saj të pabaza kundër Iranit dhe ka akuzuar Teheranin se është implikuar në sulmin me raketa të Jemenit kundër Riadit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve luftënxitëse të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite ka thënë; Polemikat, hipotezat dhe politikat e papjekura dhe përçarëse të autoriteteve të Arabisë Saudite mund të kenë ndikim dëmtues dhe shkatërrimtar për të gjithë rajonin./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne