Ministri i Jashtëm i Katarit: Një konflikt mes Iranit dhe Arabisë Saudite, përtej limiteve të tolerancës së rajonit

Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhamed bin Abdurahman Al Thani, tha të hënën se tensionet ekzistuese mes Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite mund të shkaktojnë kriza të reja, të cilat do të ishin përtej limiteve të tolerancës së rajonit.

Në një intervistë të hënën me kanalin televiziv të Turqisë TRT, ai tha se Irani, i cili është fqinj i vendeve arabe në rajonin e Gjirit Persik, dhe Katari ndajnë interesa të përbashkëta mes tyre dhe besojnë se mosmarrëveshjet mes vendeve të rajonit duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave. Ministri i Jashtëm i Katarit tha se Doha është e vendosur të zgjerojë marrëdhëniet me Teheranin, të cilin e konsideroi si lojtar kyç në zhvillimet e rajonit. Ai shtoi: “Vendet që kanë vendosur bllokadë kundër Katarit kurrë nuk e humbasin mundësinë për të ngritur akuza kundër Katarit dhe janë kundër çdo lloj negociatash për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndërsa i gjithë rajoni tani po përjeton tensione dhe akuza provokuese”. Rajoni tani vuan nga mungesa e veprimeve racionale për të parandaluar kriza të tilla ose për të ndalur seriozisht aventurizmin politik”, tha Ministri i Jashtëm i Katarit. Për zhvillimet në Liban, ai tha se çështja është shumë e ndjeshme dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e vendit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne