Ministri kosovar kujton kohën kur punonte në furrë buke – Karriera nuk fillon në zyrë, thotë ai

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka, ka kujtuar të kaluarën nga jeta e tij private, kohën kur kishte punuar në një furrë buke.

“Dje e kisha ditëlindjen dhe, nëse për asgjë tjetër, reflektoj në vitet e shkuara për të kujtuar momentet e ndryshme që jeta na drejton të gjithëve. I gëzohem ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit dhe lutem për të gjithë ata që kanë sfida në këtë drejtim. Sa isha duke shikuar disa foto, hasa në punët e ndryshme që i kam bërë në jetë dhe fokus të veçantë kishin ato punë që ishin të vështira por me mësime të fuqishme. Para rreth 16 viteve, kam punuar në furrë të bukës. Dita tipike e punës ka qenë nga ora 19:00 deri në 4:00 mëngjes, çdo ditë të javës, pa e pasur lluksin e kohës së pushimit për shkak të llojit të produktit (bukës) që nuk pret për pushime”, ka shkruar Luka në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Image

Thotë se arsyeja pse e ka përmendur këtë punë, ka të bëjë kryesisht me atë që duhet të jeni optimist me jetën, të punoni në çdo moment me vullnet dhe dëshirë se puna dhe vetëm puna, sjellë një të ardhme më të mirë.

“Pra përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kan fat të tillë. Në fakt, unë besoj që një punë e zanatit dhe mundit, të mëson më shumë në jetë. Të jep njohuri mbi çështjet parimore dhe njerëzore më shumë se çdo punë tjetër. Prandaj ndihuni krenarë nëse jeni në fillim të karrierës dhe bëni punë të tilla, sepse, nga puna juaj e tillë, dikush është i kënaqur, gëzuar dhe i lumtur. Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë dhe me shëndet!”, ka përfunduar postimin Lluka.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne