Ministri Kuçi: Shqiptarët të bashkohen si asnjëherë

Ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuçi ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar si kurrë më parë.

Ai ka thënë se përkrah fuqishëm zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të kuvendit në Maqedoni, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Shqiptarët, sot më shumë se asnjëherë duhet të jenë të bashkuar. Fuqishëm të përkrahim zgjedhjen legjitime të z. Talat Xhaferi për kryetar Parlamenti, fuqishëm të dënojmë dhe njëkohësisht të kërkojmë dënim maksimal konform ligjeve të vendit tonë për kriminelët që sulmuan demokracinë dhe deputetët e popullit, të lutemi shumë për shëndetin e z. Zijadin Sela, si dhe të shpresojmë se Lëvizja Besa (IK) do e ndërprenë traditën ndër vite te partisë se z. Thaçi që gjithmonë në momentet më të rëndësishme për popullin tonë kanë marrë vendime destruktive, të mbrapshta dhe të pakuptimta për opinionin”, ka shkruar Kuçi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne