Ministri i luftës i regjimit sionist i zemëruar me deklaratat siriane

Pasi zv/ministri i jashtëm sirian Faisal Mekdad është shprehur i bindur për fitoren e vendit të ij mbi terrorizmin e mbështetur nga Perëndimi dhe disa vende të rajonit, ministri i luftës i regjimit sionist ka kërcënuar qeverinë e Damaskut.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i luftës i regjimit sionist, Avigdor Liberman, në përgjigje të protestës së zv/ministri i jashtëm sirian kundër regjimit sionist lidhur me agresionin e avionëve të regjimit në zonën e konfliktit në Siri, tha se Damasku nuk duhet t’a testojë Tel Avivin për shkak se kjo do të çonte në konflikt. Avionët luftarakë sionistë kanë sulmuar një bazë ushtarake siriane të mërkurën e kaluar në rajonin Masiaf në perfierti të provincës Hama në Siri, duke vrarë dy ushtarë sirianë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ministria e jashtme siriane i ka dërguar letra të ndara Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefit të Këshillit të Sigurimit duke dënuar sulmin ajror të regjimit sionist në bazën e ushtrisë siriane në provincën Hama. Sulmet ajrore të regjimit sionist në në farë mënyre janë bërë për të mbrojtur terroristët, përfshirë Frontin AlNusra dhe ISIS. Kriza në Siri ka filluar që nga viti 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne