Ministri Majko dhe opozitari Fatmir Mediu marrin pjesë në tubimin e organizatës ekstremiste MEK në Paris

Pasi kanë rregulluar Shqipërinë, ministri Majko dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu janë nisur me nxitim në Francë.

Ashtu si çdo vit, organizata ekstremiste MEK që njihet ndryshe me emrin muxhahedinët iranianë, u mblodh sërish në Paris, në takimin e tyre më të rëndësishëm. Pjesë e këtij tubimi ishin edhe ministri për diasporën Pandeli Majko dhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

“Ndryshimi i regjimit iranian” ishte tema e takimit të këtij viti. Maryam Rajavi, kryetarja e organizatës terroriste MEK ripërsëriti pretendimet dhe thirrjet e saj të përvitshme per ndryshimin e regjimit iranian.

Rajavi foli edhe për protestat e fundit në Iran, të cilat i pasqyroi sipas qëllimeve të saj.

Organizata terroriste MEK ka vite që lufton kundër Republikës Islamike të Iranit. Ajo ka kryer akte terroriste nga më të ndryshmet kundër Iranit. MEK do që të marre pushtetin në Iran dhe për këtë qëllim përdor cdo mjet financiar, shantazh, kërcënim, rryshfet, blerje të politikaneve me qëllim per të fituar përkrahjen e tyre në kauzën e MEK. Të ftuar në takimin e Parisit ishin edhe disa senatorë e politikanë amerikanë./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne