Ministri pakistanez: Izraeli, armiku ynë më i madh

Ministri pakistanez për Çështjet Parlamentare, Ali Muhammad Khan tha se vendi i tij nuk ka ndërmend ta njohë Izraelin dhe se ai do kundërshtojnë fort ata që flasin për normalizimin e raporteve me Tel Avivin.

“Regjimi sionist është armiku numër një i Pakistanit dhe ne kurrë nuk do ta pranojnë atë”, tha ai gjatë një seance në parlamenti.

Deklaratat e Ali Muhammad Khan ishin në përgjigje të komenteve të fundit të ish-presidentit pakistanez Pervez Musharraf, i cili në një konferencë për shtyp në Dubai njoftoi se do të normalizojë lidhjet me Izraelin për ta ndihmuar Pakistanin në luftën kundër Indisë.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Makhdum Shah Mahmood Qureshi tha se vendi i tij e kupton se lufta midis dy fqinjëve bërthamore mund të rezultojë në shkatërrimin e ndërsjelltë, ndaj dhe siç tha, Islamabadi duhet ta ofrohet me Neë Delhin.

“Nëse India bën një hap para drejt paqes midis dy vendeve, Pakistan do të bëjë dy”, tha ai. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne