Ministri Sionist: Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me Rijadin

Në një intervist në Kanal 12, Ministri i Turizmit i Regjimit Sionist, Yariv Levin, sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë, vlerësoi si më poshtë: Sot kemi shumë interesa të përbashkëta me Arabinë. Kjo është një situatë shumë e rëndësishme

Më pas, lidhur me atë se Arabia ka lejuar avionët indianë të përdorin hapësirën ajrore të këtij vendi për të udhëtuar në territoret e pushtuara palestineze, u shpreh kështu: Ky hap është rezultat i një përpjekje dyvjeçare. Pas përpjekjeve intensive në arenën politike, është marrë leja për fluturim të drejtpërdrejtë nga Nju Delhi në Tel Aviv (nga hapësira ajrore e Arabisë). Ky fluturim do të zgjasë 7 orë, në sajë të distancës së shkurtër që do të kalojë nëpër Arabi.

Ministri izraelit, më pas vazhdoi kështu: Ky hap na ofron shumë mundësi dhe tërheq një numër të madh turistësh. Përfshirja e një kompanie indiane në këtë projekt ishte e efektshme në marrjen e rezultateve. Unë mendoj se sot kemi shumë interesa të përbashkëta me Arabinë.

Në vazhdim të deklaratës, në pyetjen se ‘A ka pasur ndonjë presion nga Shtetet e Bashkuara mbi sauditët në këtë proces?’, Yarin Levin u përgjigj: Është bërë çdo përpjekje për ta realizuar këtë … Sauditët, mu ashtu si ne, nuk duan që Irani të kthehet në një vend me energji bërthamore. Ne kemi interesa të përbashkëta në këtë çështje dhe kjo është një pikë që duhet t’a avancojmë.

Levin gjithashtu iu referua projektit të parashikuar të regjimit sionist për të ndërtuar një hekurudhë në mes të territoreve palestineze të okupuara dhe Arabisë, duke thënë: Arabia, vendet e Gjirit Persik, Jordania, porti i Haifës në Palestinën e pushtuar dhe projekti hekurudhor që do të bëhet në linjën e Mesdheut do të jenë në dobi të ekonomisë izraelite.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë, Ministri i Transportit i Regjimit Sionist, e përshkroi fluturimin e parë nga India në Tel Aviv nëpërmjet Arabisë Saudite si një moment historik, duke treguar se ky është hapi i parë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Tel Avivit dhe Rijadit. Ndërsa, Ministri i Transportit, Esrail Katz, në lajmin e gazetës së regjimit sionist, Haaretz, shkroi kështu: Çështja ka të bëjë me një moment historik, sepse hapësira ajrore izraelite ishte e lidhur me hapësirën ajrore arabe me një fluturim të drejtpërdrejtë.

Burimi : W.News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne