Ministri teknik i Shëndetësisë pezullon lejet edhe për punonjësit: Të gjithë në punë

Ashtu si kolegët, edhe ministri teknik i Shëndetësisë Arben Beqiri ka pezulluar lejet vjetore të punonjësve nga 1 qershori deri në 25 qershor, që përkon me fushatën dhe datën e zgjedhjeve.

Urdhri për anulimin e lejeve vjetore është për punonjësit e Ministrisë dhe institucionet e varësisë nga kjo Ministri.

 “Të gjithë nëpunësit që janë duke kryer lejen vjetore njoftohen për ndërprerjen e saj. Planifikimi i lejeve për punonjësit e shëndetësisë do të bëhet pas datës 26 qershor”, thuhet në urdhër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne