Ministri turk: Vizita e terroristit nga Zelanda e Re, më shumë se turistike

Ministri i Drejtësisë së Turqisë Abdulhamit Gjul theksoi se vizita në Turqi e terroristit, i cili kreu sulm ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, ka qenë më shumë se udhëtim turistik, njoftoi agjencia Anadolli.

“Është e qartë se vizita e Turqisë nga ana e personave që e kryen sulmin në Zelandën e Re, është më shumë se vizitë turistike”, theksoi Gjul gjatë qëndrimit agjencinë Anadolli.

Më së paku 50 myslimanë janë vrarë dhe gjithashtu po aq janë të lënduar ku në 15 mars terroristi Brenton Tarant (28), i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Nur dhe Linvud në Krajstçërç dhe me armë zjarri i ka gjuajtur besimtarët, në mesin e të cilëve kishte edhe katër fëmijë më të rinj se 18 vjeç.

Sipas personave zyrtarë turk, terroristi e ka vizituar Turqinë dy herë në vitin 2016.

“Kompetentët theksuan se e vlerësojnë mundësinë që terroristi të ketë ardhur në vend që të kryejë operacion terrorist ose vetëvrasës”, informoi Anadolli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne