Ministria e Brendshme e Irakut: Abu Bakr Al Bagdadi akoma është gjallë

Ministria e brendshme e Irakut ka thënë se lideri i grupit terrorist ISIS akoma është gjallë dhe ai është fshehur në Siri.

Abu Ali Al Baseri, drejtor i sektorit informativ dhe të luftës kundër terrorizmit pranë Ministrisë së brendshme të Irakut, të dielën ka thënë se sipas disa informacioneve që rrjedhin nga disa shërbime ndërkombëtare dhe arabe, Abu Bakr Al Bagdadi, lideri i grupit terrorist ISIS, është akoma gjallë dhe po fshihet në periferi të qytetit Raka në veri të Sirisë. Abu Ali Al Basri po ashtu ka paralajmëruar se çlirimi i Mosulit nga pushtimi i ISIS, nuk do të thotë edhe përfundim i terroristëve, sepse terrorizmi nuk është aktiv vetëm në Irak, por paraqet rrezik për të gjitha vendet e rajonit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne