Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: 92 % e territorit të Sirisë është çliruar nga pushtimi i ISIS

Gazeta “Zvezda” e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se 92% e territorit të Sirisë është çliruar nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se sipas statistikave të gazetës “Zvezda” e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, avionët luftarakë të Rusisë gjatë një jave kanë fluturuar 517 herë mbi qiellin e Sirisë dhe kanë arritur të shkatërrojnë mbi 1260 baza të grupeve terroriste në këtë vendi. Vlen të theksohet se Rusia që nga viti 2015, në bazë të kërkesës së qeverisë së Sirisë ka dislokuar me dhjetëra avionë luftarakë, helikopterë luftarak dhe ka kryer sulme të shumta kundër bazave të grupeve terroriste sidomos ISIS dhe Fronti Nusra në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne