Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit: Shqipëria viktimë e skenarëve të Amerikës dhe regjimit sionist

Qeveria e Shqipërisë me mbështetjen e Amerikës dhe të regjimit sionist, e ka bërë vendin e saj strehë të grupit terrorist MEK.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Shqipëria në trajtimin e diplomatëve iranianë me pa dashje, është bërë viktimë e skenarëve të Amerikës, regjimit sionist dhe disa grupeve terroriste.

Qeveria e Shqipërisë me mbështetjen e Amerikës dhe të regjimit sionist, e ka bërë vendin e saj strehë të grupit terrorist MEK dhe ditën e mërkurë me koordinimin e regjimit sionist, Amerikës dhe pa asnjë dëshmi të dokumentuar, pretendoi se për shkak se aktiviteti i dy diplomatëve iranianë ka vendosur në rrezik sigurinë e Shqipërisë, ka dëbuar këta dy diplomatë iranianë.

Bahram Kasemi ditën e enjte në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha: “Ky veprim i Shqipërisë është bërë në vazhdën e skenarëve të mëparshme për prishjen e marrëdhënieve të Iranit dhe vendeve evropiane”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu theksoi: “Irani gjithnjë ka pasur marrëdhënie të mira me shtetin e Shqipërisë dhe ka respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat e brendshme të këtij vendi, gjë që është pjesë e parimeve të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Duke marrë parasysh faktin se qëndrimi i parë në lidhje me këtë çështje është marrë nga Amerika dhe Shqipëria vetëm ka deklaruar se ky veprim është bërë në bashkëpunim me shërbimet e inteligjente të disa faktorëve të huaj, prandaj në këtë mënyrë vërtetohet edhe më shumë se ky është një veprim i kryer drejtpërdrejt nga Amerika dhe regjimi sionist”.

Kasemi në fund theksoi: “Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të lejojë që të tjerët për arsye të veçanta politike, të ushtrojnë ndikim mbi marrëdhëniet e këtij vendi me Iranin dhe të krijojnë pengesa në këtë drejtim”./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne