Ministria e shëndetësisë në Palestinë paralajmëron mbi gjendjen në Gaza

Ministria e shëndetësisë e Palestinës ka paralajmëruar gjendjen e rënduar higjienike dhe shëndetësore në rajonin e Gazës. Ministria e shëndetësisë e Palestinës gjithashtu, ka paralajmëruar në lidhje me gjendjen humanitare në Gaza.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, Ministria e shëndetësisë e Palestinës, ka thënë se ekziston një nevojë e madhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, sepse kriza çdo ditë po shkon duke u përkeqësuar. Kjo ministri po ashtu ka thënë se aktualisht 960 mijë refugjatë palestinezë kanë nevojë për ndihma në ushqime dhe mjekësore. Qendra Informative e Palestinës njoftoi se luftërat e vazhdueshme dhe bllokada e imponuar kundër Rripit të Gazës ka ushtruar ndikime psikologjike dhe sociale shkatërruese mbi banorët e këtij rajoni. Ministria e shëndetësisë në raportin e saj ka theksuar se përveç kësaj, këta faktor kanë edhe pasoja të tjera shumë të dëmshme për banorët e këtij rajoni. Shkatërrimi i shtëpive dhe mbetja pastrehë e banorëve të Gazës është bërë shkak për humbjen e sigurisë për jetë dhe shpresës për të ardhmen tek banorët e këtij rajoni. Në vazhdim të raportit të Ministrisë së shëndetësisë thuhet se gjurmët shkatërruese njerëzore dhe viktimat e papara të shkaktuar gjatë luftës së vitit 2014 në Palestinë, kanë ushtruar ndikim të veçantë mbi fëmijët dhe shumica e tyre kanë nevojë për përkrahje psikologjike dhe sociale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne