Ministria ruse e mbrojtjes: Perëndimi po mundohet të mbulojë gjurmët e bombardimeve ‘barbare’ në Raka

Ministria ruse e mbrojtjes “ngre pyetje” mbi levizjen e papritur të koalicionit anti-Daesh për të ndihmuar civilët në Raka.

“Shpjegimi i vetëm është synimi që të mbulojë sa me shpejt gjurmët e bombardimeve barbare të Shteteve të Bashkuara dhe avionëve të koalicionit që kanë varrosur mijëra civilë të çliruar nga Shteti Islamik [Daesh], nën rrënojat e Rakës,” tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes te Rusisë.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Rusisë, Major Gen Igor Konashenkov, e quajti dicka të dyshimtë inciativën e shpejtë të anëtarëve të koalicionit të udhëhequr nga SH.B.A. për të shpërndarë ndihma financiare ndaj Rakës, në mesin e refuzimeve të përsëritura për të ofruar ndihma humanitare për sirianët e prekur nga lufta civile.

“Raka nuk ka arritur të qetësohet akoma pas bombardimeve të koalicionit ndërkombëtar ndërkohë zyrtarët e lartë nga Uashingtoni, Parisi dhe Berlini kanë nisur të japin deklarata për ndarje urgjente të dhjetëra miliona eurove për Rakën me qëllim rikthimin e jetës normale në qytet. Ne e mirëpresim këtë bujari, por kemi disa pyetje,” tha Konashenkov të dielën.

Sipas zyrtarit, gjatë dy viteve të fundit, Rusia në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane të dërgojnë ndihma humanitare për sirianët e prekur nga lufta dhe gjithashtu ka përgatitur një listë të vendbanimeve ku kjo ndihmë nevojitet më shumë, pa i ndarë sirianët në “të këqinj” dhe “të mirë”. Megjithatë, përgjigja gjithmonë ka qenë negative, shtoi Konashenkov.

“Shpjegimi i vetëm është synimi i shpejtë që të mbulojë sa me shpejt gjurmët e bombardimeve barbare të Shteteve të Bashkuara dhe avionëve të koalicionit që kanë varrosur mijëra civilë nën rrënojat e Rakës”,  shtoi Konashenkov.

Zëdhënësi shtoi se deklaratat e bëra nga autoritetet amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit, për rolin vendimtar të çlirimit të Rakës në luftën kundër terroristëve dhe kontributin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në këtë luftë, duken të dyshimta.

Ai i kundershtoi pretendimet e Uashingtonit se Raka ishte vendi i vetëm i kontrolluar nga ISIS në Siri, “një qytet provincial, me një popullsi para lufte prej rreth 200,000 banorësh dhe me popullsi jo më shumë se 45,000 banorësh para fillimit të operacionit të koalicionit për ta çliruar qytetin i cili zgjati pesë muaj”.

Në të njëjtën kohë, Konashenkov pohoi se ushtria siriane e mbështetur nga forcat ajrore ruse, çliroi qytetin e Deir ez-Zor në 10 ditë, i cili përpara konfliktit ishte i banuar me më shumë se 500,000 banorë.

Të premten, në 20 tetor, forcat demokratike siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA, së bashku me presidentin e SHBA Donal Trump njoftuan mbi humbjen e ISIS nga aleanca e kurdëve dhe milicive arabe. Presidenti amerikan e quajti fitoren një “depërtim kritik” dhe njoftoi se “kalimi drejt fazës së re” do të ishte i afërt.

Raka ka qenë nën kontrollin Daesh (ISIS) që nga viti 2013. Në fillim të qershorit, SDF dhe koalicioni anti-Daesh nisën një operacion për të çliruar “kryeqytetin” e kalifatit të vetëshpallur të Daeshit.

Rusia, së bashku me shumë vendet të tjera, ka ndërmarrë hapa të mëdha për të zgjidhur krizën siriane, e cila u bë e dhunshme që nga protestat e pranverës arabe të vitit 2011. Këto përpjekje përfshinin ndihma humanitare ndaj sirianëve dhe kontribute për rindërtimin e vendit./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne