Ministrja austriake i fton evropianët ta mirëkuptojnë Turqinë

Në një reportazh për gazetën gjerman e “Die Welt” ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe mbështetje ndaj Turqisë.

Kneissl thotë në reportazhin e saj se ka një dialog të mirë me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), të cilin e vlerëson si një njeri serioz dhe për interesimin që tregon ai ndaj bisedimeve që sigurojnë hedhjen e hapave progresive.

Për marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian (BE) shefja e diplomacisë austriake bën këtë vlerësim: “Turqia është ende shumë e rëndësishme për BE-në dhe ne duam të punojmë së bashku në një mënyrë më të mirë”.

Në reportazhin e saj për gazetën gjermane “Die Welt”, Kneissl kujton sulmet terroriste në Turqi dhe thotë: “Nuk po e them për të mashtruar askënd. Ja vendoseni veten tuaj në vend të Turqisë për 5 minuta, të mos harrojmë atë se çfarë i bëjnë një shoqërie aq shumë sulme terroriste sa kanë ndodhur në Turqi”.

Njerëzit vuajnë vështirësi të mëdha për shkak të sulmeve terroriste,- thekson Kneissl,- por megjithëkëtë shton ajo,- njerëzit gjithnjë ngrihen dhe shkojnë në punë, gjë që unë e respektoj”.

Duke folur edhe për vendet e Ballkanit, Kneissel tha se vitet e fundit BE-ja e ka lënë shumë pas dore Evropën Juglindore, kurse Turqia e ka shtuar vëmendjen e saj ndaj rajonit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne