Ministrja Gjonaj ua “dredh” ndërkombëtarëve, i japin ultimatumin e fundit

Skena politike e korruptuar Shqipërisë pritej të tronditej shumë shpejt pas miratimit të Reformës së Drejtësië. Por me afrimin e rrezikut para portës së gjithësecilit janë krijuar aleanca, ku edhe ndërkombëtarët po hasin vështirësi për zhbërjen e  tyre.

Të gjithë të përfshirë në korrupsion dhe kriminalitet kanë bërë bllokadë për përparimin e reformës. Rama-Berisha-Meta-Basha- Kryemadhi në pakt për të shpëtuar “kokat” dhe pasuritë e tyre po përdorin si “lolo” të angazhuarit drejtëpërdrejtë nga ndërkombëtarët për ekzekutime. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është një prej tyre, për të cilët ndërkombëtarët janë tepër të zhgënjyer.

Në këtë situatë ata kanë rritur presionet ndaj ministres, e cila ka rrëshkitur nga qëllimi primar, për të cilin është besuar.

Ministrja ka bllokuar të dhënat për autoritet ndërkombëtare, të cilat kanë kërkuar raportime mbi çështjet në hetim për veprën penale të korrupsionit, çështjet në gjykim, numrin e të dënuarve, të shpallurve të pafajshëm, etj.

Si të raportojë Gjonaj, kur bosët e krimit e korrupsionit po lënë çdo ditë qelitë, nga të dënuarit e dosjes Xibraka, të arrestuarit për aferat me rrugët… Asnjë “i madh” s’po mbetet qelive, nën kujdesin e vetë pushtetit që për hir të paktit po bën “çokat” në të gjitha kahet.

Ndërkombëtarët kërkojnë emrat e pushtetarëve që janë hetuar dhe u janë sekuestruar pasuritë, ndërkohë që Gjonaj e ka nul një listë të tillë.

Qershori është vendimtar për negociatat, por Komisioni Europian e ka bërë të ditur se nuk ka negociata nëse nuk goditen pushtetarët.

Për të gjitha këto është dhënë edhe një afat 6-mujor, përndryshe Gjonaj i ka punët “pisk”.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne