Ministrja Izraelite e Drejtësisë Ayelet Shaked, e cila më parë ka shprehur mbështetje për krijimin e një shteti të ri të pavarur kurd, njoftoi se mbështetja për një Kurdistan të pavarur do të ishte e dobishme për Izraelin.

Sipas raportit të së përditshmes izraelite Haaretz, Shaked tha, “Izraeli ashtu si dhe shtetet perëndimore do të kenë përfitime të mëdha nga krijimi i një shteti kurd”.

Shaked shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin gjithashtu referendumin e pavarësisë, që parashikohet të mbahet më 25 shtator nga Qeveria Rajonale e Kurdëve Irakiane (KRG).

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shprehur gjithashtu mbështetje për një shtet të pavarur kurd në vitet e mëparshme, duke thënë se kurdët duhet të kenë vendin e tyre të pavarur.

Shtetet e Bashkuara, Turqia, Irani dhe Rusia janë midis vendeve që kanë kundërshtuar referendumin, duke besuar se një shtet i pavarur mund të sjellë destabilizim në rajon.

Shaked fitoi një reputacion ndërkombëtar për vërejtjet e saj kontraverse kundër palestinezëve./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

67