Ministrja izraelite Miri Regev thirrje për atentat ndaj liderëve të Hamasit

“Nëse shtypim kokën e gjarpërit dhe vëmë në shënjestër liderët e Hamasit, atëherë organizata terroriste do të shohë se kanë ndryshuar rregullat e lojës”, tha Regev, duke bërë thirrje për atentat ndaj liderëve të lëvizjes palestineze.

Ministrja izraelite e Kulturës dhe Sportit Miri Regev ka bërë thirrje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit pas sulmit ndaj dy izraelitëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një mesazh në llogarinë e saj në Twitter, Regev akuzoi Hamasin për sulmin e mëngjesit të sotëm në afërsi të vendbanimit ilegal hebre Ofra në Bregun Perëndimor, nga i cili jetën humbën dy izraelitë dhe dy të tjerë u plagosën.

“Nëse shtypim kokën e gjarpërit dhe vëmë në shënjestër liderët e Hamasit, atëherë organizata terroriste do të shohë se kanë ndryshuar rregullat e lojës”, tha Regev, duke bërë thirrje për atentat ndaj liderëve të lëvizjes palestineze.

Ndryshe, tensionet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar janë rritur vazhdimisht ditëve të fundit.

Mëngjesin e sotëm, dy izraelitë vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën si rezultat i hapjes zjarr në një rrugë në vendbanimin ilegal Ofra. Realizatori i sulmit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që forcat izraelite kanë mbyllur hyrjet dhe daljet në Ramallah.

Nga ana tjetër, forcat izraelite sot në orët e hershme martirizuan një palestinez në rajonin e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor me pretendimin se ka tentuar të kryejë sulm me thikë.

Po ashtu, forcat izraelite mbrëmë në një operacion vranë palestinezin Salih Omer Salil al-Bergusi, i cili ishte i dyshuar se ka kryer sulmin që ndodhi më 9 dhjetor në Afra, nga i cili u plagosën gjashtë izraelitë.

Ndërkaq, inteligjenca izraelite mbrëmë po ashtu vrau palestinezin Eshref Nualva, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e dy izraelitëve më 7 tetor gjatë një përleshjeje në zonën industriale Burkan në vendbanimin kolon Ariel.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne