Ministrja Nikolla në Turqi: Mësimi i gjuhës shqipe përforcon marrëdhëniet tona

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë Lindita Nikolla, në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor plotësojnë kriteret e nevojshme atëherë do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, tha se ky është një lajm shumë i mirë.

“Ky nuk është një veprim i ardhur pas një dite, ky është një proces që vazhdon prej 30 vjetësh. Ne tani kemi filluar të mbledhin frutat e këtij procesi. Kjo na lumturon, në të njëjtën kohë na bën edhe më shumë përgjegjës. Për këtë arsye populli shqiptar është shumë i lumtur” tha ministrja Nikolla.

Ndërsa në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE, Nikolla tha: “Mendimi im në lidhje me këtë temë është i njëjtë me atë të popullit turk. Sepse ne jemi popuj vëllezër. Për këtë arsye unë mbështes atë që mendon populli turk”.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Lindita Nikolla, vizitoi edhe Shkollën e Mesme Alija Izetbegoviç në Izmir, një prej shkollave ku gjuha shqipe është lëndë me përzgjedhje.

Ajo shprehu kënaqësinë që gjuha shqipe jepet si lëndë për mësim në shkollat turke.

Duke tërhequr vëmendjen se në Turqi jetojnë shumë shqiptarë Nikolla tha se shqipja do të përforcojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Duke rikujtuar se në Turqi jepet mësim edhe për gjuhë dhe dialekte të tjera të huaja, Ministrja Nikolla tha: “Dhënia e mësimit në gjuhë dhe dialekte të tjera është një hap demokratik. Këto hapa hidhen gjatë rrugës për në Bashkimin Evropian. Rruga e vetme për të mësuar kultura të ndryshme është mësimi i gjuhëve të huaja”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne