Ministrja sioniste e sportit bënë thirrje për vrasjen e liderëve të Hamasit

Në një mesazh në llogarinë e saj në Twitter, Ministrja izraelite e Kulturës dhe Sportit Miri Regev ka akuzuar Hamasin për sulmin e mëngjesit të sotëm në afërsi të vendbanimit ilegal hebre Ofra në Bregun Perëndimor, nga i cili kanë humbur jetën 3 izraelit dhe një tjetër është plagosur.

“Nëse shtypim kokën e gjarpërit dhe vëmë në shënjestër liderët e Hamasit, atëherë organizata terroriste do të shohë se kanë ndryshuar rregullat e lojës”, ka thënë Regev, duke bërë thirrje për atentat ndaj liderëve të lëvizjes palestineze.

Mëngjesin e sotëm, dy izraelit vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën si rezultat i zjarrit të hapur në një rrugë në vendbanimin ilegal Ofra. Ndërs forcat izraelite kanë mbyllur hyrjet dhe daljet në Ramallah.

Para një kohe të shkurtër, Ministrja izraelite e Kulturës dhe Sportit Miri Regev kishte shkuar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, për të parë turneun e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Raportohet se në këtë turne, himni kombëtar i Izraelit sionist është luajtur për herë të parë në në një mbretëri arabe në Gjirin Persik.

Me rastin e fitorës së medaljes së artë nga Izraeli sionist në turne, në Abu Dhabi u ngrit flamuri izraelit si dhe u luaj himni kombëtar i tyre.

Burimi : T.news/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne