Ministrat ortodokse Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro qe i sherbejne klikes se Rilindjes jane pritur me protesta ne Himare. Ata protestojne per rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga qeveria Rama e cila kerkon te ndertoj bizneset e veta ne Himare.

Zemërimin e tyre banorët e kanë shprehur edhe sot kur kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Megjithatë, takimi i sotëm pritet të konkretizohet me një marrëveshje konkrete, siç edhe paralajmëroi javën e kaluar ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Një javë më parë, Gjiknuri dhe Kumbaro takuan në Vlorë përfaqësues të komunitetit himariot ku morën pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri. Gjiknuri tha se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut. “Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut“, tha Gjiknuri javën e kaluar.

Plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës Zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke. Ndersa qeveria Rama i shtyp, grabit dhe dhunon shqiptaret sipas deshires, greket te pakten i mbron Greqia nga dhuna e qeverise Rama.

Me poshte eshte videoja e rezistences popullore kunder emisareve te Rames:

25