Miratimi i projektligjit nga Izraeli lidhur me ndalimin e kufomave të palestinezëve

Komiteti i Ministrisë Përgjegjëse Legjislative i cili është i lidhur me Parlamentin Izraelit, Knesset, miratoi një projektligj për shtyerjen e dorëzimit të kufomave të palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelit.

U raportua se Komiteti i Ministrisë Përgjegjëse Legjislative i cili është i lidhur me Parlamentin Izraelit, Knesset, miratoi një projektligj për shtyerjen e dorëzimit të kufomave të palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelit.

Sipas lajmit të faqes së internetit të gazetës izraelite Yediot Aharonot, Komiteti i Ministrisë Përgjegjëse Legjislative miratoi projektligjin që ‘autorizon shtyerjen e dorëzimit të kufomave të palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelit ‘ deri sa të garantohet varrosja e komandantëve rajonal të ushtrisë në mënyrë të qetë.

U transmetua se është pranuar rezultati i votimit të projektligjit të propozuar nga Ministri i Brendshëm, Gilad Erdan dhe Ministri i Drejtësisë, Ayelet Şaked.

Sipas legjislacionit izraelit, ka disa faza në parlament pë pranimin e një projektligji. Projektligji që do të propozohet në parlament, së pari pranohet nga Komiteti i Ministrisë Përgjegjëse Legjislative dhe pastaj projektligji i miratuar nga Komiteti prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme, Knesset. Pastaj, për të hyrë në fuqi projektligji, duhet të bëhen ‘tri lexime’ në Knesset dhe këto tri lexime të miratohen.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne