Mirela Kumbaro viziton xhamine e Skenderbeut

Pas shumë kronikash te cilat tregojne qe xhamia e kthyer ne tempull të Skënderbeut po rrenohet, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka shkuar ne Lezhe te shohi varrin e rreme te Skenderbeut.

Restaurimi i varrit te hoxhes qe pretendohet te jete varri i Skënderbeut, vendosja e shtatores së Skënderbeut pranë zonës muzeale dhe shpallja e 2 marsit feste kombëtare ishin kërkesa që i janë paraqitur ministres Kumbaro nga nënkryetarja katolike e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku e cila shoqëronte ministren.

“Unë ju bëj thirrje që ta mbështesni Lezhën në tre ide dhe projekte mjaft të rëndësishme të paraqitura pres saj. Shpalljen e datës 2 mars si ditë feste kombëtare, vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin që mbanë të njëjtin emër, si dhe miratimin e projektit të Bashkisë Lezhë për restaurimin vendvarrimit të Heroit Tonë Kombëtarë”, tha Marku.

Kërkeses së bashkisë Kumbaro iu përgjigj pozitivivisht, por duke kërkuar nga kjo njësi vendore që të depozitoje projekte konkrete në mënyre që të financohet edhe restaurimi i tij.

“Nuk kemi për momentin ndonjë projekt të dorëzuar nga Bashkia Lezhë për këtë çështje, dhe ky takim ishte mjaft i rëndësishëm me nënkryetaren e Bashkisë, për të diskutuar se si mund të bashkëpunojmë më mirë. Ne do të mirëpresim projektin për të bashkuar forcat jo vetëm se jemi në prag të Vitit të Skënderbeut, por edhe sepse kjo është mënyra se si mund të nxjerrim më të mirën nga bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendrorë” tha Kumbaro.

Rikonstruksioni i çatise, ndriçimi, vendosja e fonisë, si dhe rrethimi i zonës për ta mbrojtur atë nga dëmtimet apo keqërdorimi janë disa nga nevojat imediate që ka mazeolumi i heroit serbo-shqiptar në Lezhë. Edhe pse Komuniteti Mysliman pretendon qe mazoleumi i Skenderbeut eshte vakef dhe xhami, shteti shqiptar e ben veshin shurdh dhe pretendon qe ne Lezhe qendron me te vertete varri i Skenderbeut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne