Miresevini ne Indi,Xhungla e Perdhunimit

Qeveria indiane tha të premten se po kërkon të vendosë dënimin me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve pas zemërimit kombëtar mbi përdhunimin brutal të bandës qe perdhunoi dhe vrau një vajze tetëvjeçare. Demonstratat perfshine të gjithë vendin, pas daljes ne pah të detajeve të tmerrshme të vrasjes së vajzës muslimane nga një grup njerëzish hindu, kanë rritur presionin ndaj qeverisë për të ndërmarrë veprime mbi krimet seksuale. Qeveria i tha Gjykatës së Lartë se ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga veprat seksuale (POCSO) për të sjellë dënimin me vdekje ishte nën “konsideratë aktive” nga ministria e drejtësisë.

“Ministria është e ndjeshme ndaj gjendjes së fëmijëve të rinj që abuzohen brutalisht në mënyrën më të tmerrshme”, tha qeveria në një deklaratë në një seancë dëgjimore të Gjykatës Supreme të raportuar nga Press Trust of India.

“Ministria po propozon ndryshimin e Aktit POCSO për futjen e dënimit me vdekje për abuzuesit në rastet e sulmeve seksuale të rënda kundër fëmijëve,” shtoi ajo.India ruan dënimin me vdekje për rastet më serioze, siç janë vrasjet veçanërisht brutale ose sulmet terroriste. Por dënimet janë kryer rrallë, shpesh të goditura në apel nga gjykatat më të larta.

Ministria e Grave të Indisë javën e kaluar bëri thirrje për dënimin me vdekje në rastet e përdhunimit të fëmijëve, ndërsa grupet e opozitës akuzuan qeverinë hinduiste nacionaliste për mosveprim mbi rastin e përdhunimit në rrethin e Kathuas të Kashmirit dhe të shtetit Jammu.”Unë kam qenë thellësisht, i shqetësuar thellë nga rasti i përdhunimit në Kathua dhe të gjitha rastet e përdhunimit të fundit që kanë ndodhur tek fëmijët,” tha ministrja e grave dhe fëmijëve Maneka Gandhi. Ajo tha se ministria e saj do të kërkojë të ndryshojë Aktin POSCO kështu që dënimi me vdekje te jete i mundur për përdhunimin e fëmijëve nën 12 vjeç.

Kritikët e lëvizjes kanë shprehur më parë frikën se bërja e përdhunimit një vepër kapitale mund te krijoje më shumë mundesi që një perdhunues ta vrase pas perdhunimit viktimën e tij, për të zvogëluar mundësinë për t’u kapur. Vajza muslimane në Kathua u përdhunua vazhdimisht, ndërsa mbahej për pesë ditë në një tempull hindu. Qeveria është përballur me kritika ndaj vrasjes së vajzës dhe dhunimit të një gruaje 17 vjeçare, për të cilën u arrestua edhe një ligjvënës shtetëror nga Partia qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).Sulmi i dyshuar në shtetin e Uttar Pradesh ndodhi vitin e kaluar, por filloi te behej publik pasi gruaja u përpoq ti vinte vetes zjarrin jashtë zyres të shefit të ministrit të Uttar Pradesh fundjavën e kaluar./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne