The Mirror: Fotografohet në Shqipëri përbindëshi i famshëm i liqenit

Tabloidi i njohur “The Mirror” ka publikuar disa pamje ku shkruan se në liqenin e Prespës që ndahet mes Shqipërisë, Maqedonisë, dhe Greqisë është fotografuar një krijesë e pagëzuar me emrin përbindëshi i Loch Ness. Kjo krijesë është fotografuar për herë të parë në ujërat e Skocisë dhe legjendat mbi të janë të shumta.

Përpara 5 vitesh ky përbindësh është fotografuar në liqenin e Prespës në territorin grek, ndërsa pamjet kësaj here vijnë nga fshati turistik i Shqipërisë Pretor. Një profesor i njohur me emrin Jonoski ka udhëtuar për herë të parë në ujrat e liqenit të Prespës në vitin 1970, dhe ai tregon se si banorët e zonës ishin në dijeni të ekzistencës së kësaj krijese, dhe ishin shumë të frikësuar. Ai është shprehur : “Shumë gjëra ndodhin në ujrat e Prespës, që nuk ndodhin në vende të tjera”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne