Mishel Aun: Murmuritja e Izraeli nuk është e rëndësishme

Presidenti libanez, Mishel Aun, për deklaratat provokuese të regjimit izraelit ndaj Libanit tha se: “Murmuritja e Izraelit nuk është e rëndësishme”.

Duke folur për kanalin televiziv “On Live” të Egjiptit, presidenti libanez, Mishael Aun u përgjigj me kërcënime ndaj kërcënimeve izraelite.

Presidenti Mishel Aun tha: “Izraeli nuk duhet të ndërtojë mure te tokat tona. Ky konflikt duhet të zgjidhet. Izraeli e ka transformuar veten në një shtet racist. Zgjidhjet e sotme nuk sjellin paqe me popujt arabë. ”

Duke deklaruar se efektet destruktive të luftës siriane e pengojnë reflektimin mbi Libanin duke forcuar integritetin e brendshëm në Liban, Mishel Aun lidhur me vendimin e Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, tha se: “Është një zhvillim i papritur dhe kjo nuk do të mund të ndodh.”

Duke folur për fushën e naftës, e quajtur Blloku i 9-të në Mesdhe, e cila është shkak për argumentet e ashpra midis regjimit izraelit dhe Libanit, Presidenti Mishel Aun tha: “Murmuritja provokative e Izraelit nuk ka rëndësi për Libanin; por nëse e praktikojnë atë, fillon një luftë e re.”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha se fusha e naftës, Blloku-9 i’u përkiste atyre dhe se askush këtu nuk mund ta prekte atë.

Edhe Hizbullahu i’u përgjigj me një video fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Sayyed Hasan Nasrullah, të bërë në vitin 2012 lidhur me këtë deklaratë kërcënuese të Liebermanit, në të cilën tha se: “Kushdo që përpiqet të prekë objektet e naftës dhe të gazit në detet e Libanit në të ardhmen, edhe ne do tëprekim objektet e tyre. Ata vetë e dinë shumë mirë se Libani mund ta bëjë këtë.”

Forca Paqeruajtëse e OKB-së (UNIFIL) u përpoq të zvogëlonte tensionin në kërcënimet reciproke, ndërsa këshilltari i sekretarit amerikan të shtetit, Tillersonit, David Satterfield erdhi në Liban.

Sipas raportit të televizionit “El Meyadin”, David Satterfield propozoi që fusha e naftës, Blloku 9 të shpërndahet në Liban, dy e treta e kësaj nafte të eksportohet në Liban dhe një e treta t’i jepet Izraelit. Ndërsa Libani e hodhi poshtë këtë propozim.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne