Misionarët katolikë dhe Insituti i Monumenteve të Kulturës dhunojnë Kishën ortodokse

Klani katolik i lidhur me pushtetin: Insituti i Monumenteve të Kulturës dhe Kisha katolike si gjithmonë vazhdojnë të dhunojnë institucionet dhe objektet e kultit të feve të tjera. Nuk është rasti i parë që këto institucione njëri fetar e tjetri laik, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në kundërshtim me ligjin dhe duke diskriminuar komunitetet e tjera fetare në vend bëjnë veprime të tilla arbitrare që dhunojnë objektet e kultit të feve të tjera. Kujtojmë këtu rastin e Xhamisë së Fatihut në kalanë e Rozafës në Shkodër, apo rastin e kishës së Athanasit në Dhërmi ku ky insitut laik-katolik kërkon ti tjetërsojë në favor të kishës katolike duke abuzuar haptaz me ligjin dhe duke mos respektuar të drejtën e besimtarëve të komunitetit musliman dhe atij ortodoks.

Së fundmi këto dy institucione laik-katolike, Insituti i Monumenteve të Kulturës dhe Kisha Katolike, kanë kryer një akt që mund të quhet një përdhunim që i bëhet një kishe ortodokse duke zhvilluar një meshë katolike pa dijeninë e komunitetit ortodoks dhe pa dijeninë e përfaqësuesve të këtij komuniteti.

Më poshtë deklarata e plotë e Komunitetit Ortodoks për rastin në fjalë:

Me habi dhe keqardhje pamë në faqen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, në Facebook, tri priftërinj katolikë nga Italia, së bashku me një grup turistësh italianë, të kryenin “meshën e parë” në Kishën Orthodhokse të Labovës së Kryqit, një monument i famshëm bizantin. Në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pati asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. Protestojmë për këtë shkelje të re të Ligjit 10057 dt. 22.1.2009, neni 23, paragrafi 2: “Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Gjithashtu është një fakt i pranuar ndërkombëtarisht se shteti nuk ka kompetencë të japë lejë në mënyrë arbitrare tek Kisha apo Fe të tjera, që të përdorin një objekt orthodhoks kulti. Iniciativa të tilla të papërgjegjshme janë shkelje e hapur e lirisë fetare dhe cenojnë bashkëjetesën paqësore të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk do të reshtë kurrë së theksuari të drejtat e saj, siç ato përcaktohen qartë nga Ligji 10057, neni 22, paragr.2: “Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjtë, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

 

 

 

Sekretaria e Sinodit të Shenjtë

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne