nga George Galloway.

Që të jesh pirat nuk do të thotë që ti ngjasosh Xhon Dipit tek Piratët e Karaibeve. Në vend të flamurit me kafkë dhe kocka, ata mund të valëvisin flamurin e Mretërisë së Bashkuar. Ata mund ti quash më mirë Banka e Anglisë sesa piratët e Roger Jolly-it.

Zonja e Vjetër e rrugës Threadneedle (pseudonim i Bankës së Anglise) është një port i një bote të trazuar nga stuhitë, në të cilin të gjitha llojet e shteteve sigurojne pasuritë e tyre kombëtare. Madje nuk është as domosdoshmërisht me pagesë.

Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, për një kohë të shkurtër unë kam qënë kryetar i përbashkët i shoqatës Britani-Shqipëri, sëbashku me deputetin Tory Steve Norris. Mua dhe atij na u desh që të lëviznim malet për të bindur qeverinë britanike, e cila në atë kohë e kishte Bankën e Anglisë në kontroll të plotë, që t’i rikthente shqiptarëve floririn e tyre, i cili ishte konfiskuar nga britanikët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Grabitja e kësaj jave, e cila nuk u vërejt as edhe nga disa komentatorë që kam hasur, ndodhi në një epokë në të cilën Banka e Anglisë është zyrtarisht e pavarur nga kontrolli i qeverisë. E megjithatë kjo u shkaktua nga një telefonatë e një zyrtari të një qeverie të huaj.

Vendimi i bankës për të ‘konfiskuar’, një fjalë e perdorur bukur për të grabitur më shumë se një miliardë dollarë ar venezuelian, raportohet të jetë urdhëruar nga guvernatori pas një telefonate me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, një telefonatë që nuk u krye madje as edhe me vetë presidentin amerikan.

Pra, ky vendim për të dëmtuar sigurinë e depozitave në Bankën e Anglisë, për të cilin shpresohet se mund të jetë i pariparueshëm, është marrë nga një qytetar kanadez i papërgjegjshëm dhe i pazgjedhur me votë, i cili edhe nënshtetësinë britanike e mori vjet në nëntor. Ai sot është guvernator i Bankës së Anglisë por nesër nuk mund të jetë më. Politika e jashtme e shtetit, vendit që i përket edhe banka, ka qënë së paku një politikë e parashikuar në qoftë se nuk do të ishte uzurpuar nga Bolton, një zyrtar i vogël i një vendi të huaj. A mos ishte kjo ajo që kishin në mendje mbështetësit e Brexit kur po bënin fushatën për të “rimarrë përsëri kontrollin e Britanisë”?

Sigurisht që guvernatori Mark Carney do ta ketë ditur se Boltoni po bënte përpara për të hapur portën e bankës dhe se Britania nuk ka qenë më e pavarur nga Shtetet e Bashkuara sesa ka qenë e pavarur Banka e Anglisë nga qeveria britanike. Përveç kësaj, asnjë krokodil karaibesh nuk mund të derdhë lot më të pasinqertë sesa ata lot që aktualisht po derdhen nga politikanët britanikë për “njerëzit e varfër që po vuajnë” në Venezuelë. Në fund të fundit, çfarë lloj përbindëshi do të ishte ai që do të mund të konfiskonte një miliardë dollarë të “njerëzve të varfër dhe të vuajtur”?

Në pothuaje 72 orë të javës së kaluar, presidenti Nikolas Maduro u transformua nga personaliteti që vështirë se nuk e kishte dëgjuar dikush në Britani, në një “Hitler të ri”.

Ky emërtim ju vesh për herë të parë nga Britania e pasluftës presidentit Naser të Egjiptit kur ai shtetëzoi Kanalin e Suezit. Për fatin e keq kjo ngjau në Egjipt, vendi në të cilin ai ishte president. Megjithatë, ashtu sic e parafrazoi edhe Donald Rumsfeldi, nuk ishte faji i Britanisë që Zoti i vuri kanalet e Britanisë në shtetet e të tjerëve. Dhe që nga ajo kohë ka patur shumë prej tyre: Yasser Arafat, Muamar Gadafi, Bashar Assad, Sllobodan Millosheviç, Vladimir Putin dhe shumë të tjerë. Transformimi, i cili që ka qenë aktiv në politikë për 50 vjet ka qenë i habitshëm, madje edhe për mua.

Raportimet e pregatitura mirë nga OJQ te ndryshme, “gazetarë të pavarur” dhe ekspertë, u përhapën kudo për të treguar se revolucioni i Çavezit në Venezuelë ishte shkatërruar. Megjithatë ata pësuan dy disavantazhe në botë: asnjëri prej tyre që e përkrahën liderin opozitar në Karakas nuk mundi dot t’ia shqiptonte emrin e saktë, dhe asnjëri prej tyre nuk e dinte se SHBA-ja kishte planifikuar një rrethim mesjetar me sanksione dhe sabotime kundër Venezuelës. Të paktën asnjëri prej tyre nuk i përmendi këto.

Asnjëri prej tyre, sikurse në çdo operacion tjetër të ndryshimit të regjimeve të huaja të cilin ata e kishin perkrahur, nuk e kishte idenë se çfarë do të ndodhte në Venezuelë nëse do të arrinin suksesin e dëshiruar. Ata nuk e kishin idenë se si do ti shkatërronin ata miliona mbështetës të armatosur të Çavezit. Është e vështirë ti përcaktosh thjesht si të çmendur dhe kriminelë nëse këta gazetarë dhe politikanë që kërkojnë luftë civile në vendin e fushave më të mëdha të naftës në botë e kanë ditur mirë se çfarë ka ndodhur në Afganistan , Irak, Jemen, Siri, Ukrainë, etj.

Demonizimi i Venezuelës, madje edhe në ato vende perëndimore tek të cilat nuk ka pasur qeveri funksionale, ka qenë një valë batice. Venezuela e begatë me burimet e saj natyrore ka investuar në Britani në solidaritet për punën. Nëse këto investime nuk do i kishte investuar atëherë askush nuk do të mund të shpjegonte se ku do shkonin. Të gjitha u përmblodhën nga organizata për solidaritetin me Venezuelën duke më shtyrë që këtë gjendje ta paraqes edhe në shfaqen time sputnik të javës se kaluar në RT dhe si rrjedhoje me referoi edhe tek organizata tjetër për solidaritetin me Kubën.

Ata nga ana tjetër sugjeruan anglezin i cili me mjeshtëri redakton gazetën britanike the Morning Star. Rrallë herë qëllon që një vend i madh dhe i rëndësishëm me naftë të mos jetë nën shenjestrën perëndimore ashtu siç po shihet sot. Megjithatë, ngjarjet në terren në Venezuelë do të vendosin se çfarë do të ndodhë më pas. Sipas mendimit tim, do të ketë shume kacafytje thikash përpara se kjo të ndodhë. Dhe ashtu si në të gjitha rastet e tjera që i jam referuar, rezultati do provojë të jetë e kundërta e asaj që sot imagjinojnë mercenarët e superfuqive./rt/Gazeta Impakt

54