Mitrovica s’asht per Ermalin, asht e provincialit me kallash!

Fjolla Spanca

I çel syte n’sabah tane gzim se dita e re asht nafake e re! Edhe nis me i rreshtu tana andrrat qe i ke, per -diten e re-! Se helbete, njeriu e kujton veten jetegjate edhe t’fort! Papritun, te dalin para sysh dhjetra lajme e fotografi te njibashkemoshatari; te nji komshiu qe sa here ecte me buzen n’gaz t’pershendeste! Tana pamjet te kallzojne se i riu, asht gjuejt pa dhimte, gati 10 here n’syte e plot qytetareve. E per çka?! Per kurgja dhe hic asgja. Per ego. Ego te djallzume.

Ermal,

t’mbaj mend sa here kaloje n’lagje edhe tane urtni i pershendesje t’gjithe! Ti s’ngreje krye najhere per t’i ul miresine vetes! Miqve e familjes, ikja jote i ka lane boshllek e merzi te madhe! Qytetit, vrasja jote i ka dhane hijen e nji veni’ qe se do ma as veten!

Ermal, Ti je çdo djal i ri n’Mitrovice me shume andrra. Ti je djali me edukate e kulture qe thur shpresen per jete ma t’lehte! Ti je djali i çdo mitrovicalie qe buken e fiton me djerse dhe jo me pisllek! Ti je vllai i cdo mitrovocalie qe e don jeten edhe ka motive t’plota per me u perpjek! Me u perpjek per me u ba njeri ma i mire! Ti je shoku i cdo mitrovicalie qe tjetrit ja don t’miren ma shume se vetes! Ti je shembulli i mitrovicalise qe qytetin nuk e ka lane edhe ka ndejt aty me i sherbye shoqnise! Ermal, ti e morre vesh qysh para se me ik se Mitrovica avash – avash po bahet foleja e t’fortve zemerngushte qe plumbi u percakton burracaknin (se shqipet vdesin per ‘burrnin’ aniqe ju ka vdek me vakt) dhe ku djalli knon himnin e xhelozise, smires e terbimit sheshazi, kembkryq! Ermal, ti je djali modest, me kulture e vizion qe palaqote nuk kishin guxim me lane me u rrit! Ishe shume normal, per me jetu ne nji rreth hipokritesh!

Qyteti i kafeneve

Mitrovica e kapriçove dhe pazareve politike sot s’asht ma shume e as ma pak se sa nji hambar ku kane lulzue ligjet e provincialeve dhe pament’ e te paditurve! Kafiqat/ kafenetë apo lokalet ku vijne me knu artistat populldashes t’Kosoves heroike, historike, histerike kane dhane mjaftueshem shenja se te tilla

hapsira provinciale duhen me u mshel! Sepse mu aty njomesia e te rinjeve perdoret prej ‘boss-ve’ xhepderdhur te cilet fitojne ne kurriz te pamundesise per te jetu nji jete normale ne nje qytet ku s’ka nevoje me ardhe turli soj pseudo artisti qe per 3-4 ore e bon t’riun vital me harru fatkeqesine e venit ku jeton!

Prindit qe gzon krenari t’rreme.

Ne Mitrovice, le te shkunden prinderit e t’i kqyrin fmijte se me ke shoqnohen edhe cka mbajne mbas vetes ne vend te çantave shkollore. Le te mos rehatohen me rrenat e tyne se ‘si fmijte e mi s’jane asnji’. Sa kalojne sahat m’sahat çajtoreve tuj lujt me gure apo tuj pi kafe me shoqet e mehalles, le t’i shtrengojne ‘pasardhesit e shquar’ per ta kuptu se jeta asht e shenjte edhe s’guxon kush me e shkurtu! Keta prind, le t’i braktisin telenovelat e t’perkushtohen n’edukimin e djemve & vajzave. Nuk asht e udhes me ba fmi’ kur s’ke takat e fuqi me e ba njeri!

Me nder me thane, Qeveria e Kosoves.

M’vjen zor me e permend ‘Kuvendin Komunal’, ‘Qeverine’ a ndonji institucion tjeter se dro kane me u rondue. Beteja per poste tashma e ka verbue pothuajse cdo karrigedashes! Fundja, ata s’merziten shume per Mitrovicen se femijte e tyne i kane vargis neper shkolla private. Biles as me ta s’kane kohe me u marre! ‘Per shtetin, na sakrifikojme familjen’ thonin ca, ca! T’dashtun, Sot, ju dhe NA (Hirushet) jena pergjegjes per jeten e Ermalit! Dhe te çdo Ermali tjeter, qe neser ka per t’u shujt prej dores se ndonji te çmenduni i cili s’ka asgja te shenjte mrena vetes dhe per te cilin jeta asht si nji pike uji n’oqean! Kur dite e zeze s’ta leshon pragun Ndoshta e zeza qe solli ky sistem prej disa vitesh e ka shperfytyru njeriun normal tuj e ba ‘rob’ te punes per sigurimin e nji jete minimale. Ndoshta e zeza qe e pllakosi Mitrovicen qysh kahere ish zani i nalte i dhimbjes qe do shtohej per dit e per nat! Por Ermali’ dhe cdo i ri tjeter s’kishin kusure me Lidhjen/ Partine/ Aleancen/ Levizjen! S’kishin borxhe per t’ua la’ atyne qe barku u ka zane shikimin!

Ndaj, pergjegjesite morale e ligjore jane te qarta dhe dikush ish dashte me u ba aq trim’ sa me pranu fajin edhe me ja lshue venin dikujt qe ka vullnet, dashni e dituni me e sistemue qofte edhe nji fije te ketij kaosi, qe e ka perthekue qytetin e minatorit.

Friga e të qenurit normal!

Mitrovicalite dikur krenoheshin per artin qe e kultivonin. Sot, turpnohen prej tallavasë dhe të marrëve që e kanë zaptu çdo pëllëmb të qyteti gjysmak. Tani, Mitrovica asht:

Me pase frige me dal n’sheher,

Me pas frige me pranu qe je njeri normal,

Me pas frige me andrru!

Me pas frige me fol.

Me pas frige pasionin tand me ushtru!

Mitrovica s’asht per Ermalin & shoket e tij njomake! Mitrovica asht e provincialit me kallash dhe interesagjinjve shpirtngusht. Ky s’asht qyteti qe e kena dashte! As shteti per t’cilin patem luftu.

Dashnija per atdhe’ krryset atehere kur pluhuni i harreses i yshtun prej djallit, i mbulon tana shqisat!

Ermal,

Fali ata qe s’dijten c’ishin tuj ba!

Fundja, ishin hiç i terbuem.

Mekat.

Ç’trishtim!/ periskopi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne