”Mjekët e kanë shitur shpirtin”

“Partizimi ka ngulitur thellë thonjtë e agresivitetit dhe jo-humanes në mesin e kolegëve të mi mjek” tha Milço Panovski, mjek kirurg i kirurgjisë ambdominale në emisionin 24vesti.

”Sistemi i shëndetësisë çdo herë ka qenë i bazuar në qeverisje, pjesmarrje në parti politike dhe prej këtu them se njerëzit tanë e kanë shitur shpirtin. Për këtë shëndetësia është këtu.” tha Milço Panovski, mjek kirurg i kirurgjisë ambdominale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, në Klinikën universitare në Shkup kanë filluar edhe ndryshimet e stafit.

Panovski ka qenë në emision me ministrin Arben Taravari i cili ka njoftuar se është lëshuar nga puna drejtori i Klinikës për radiologji dhe onkologji.

Ndërkohë në media u spekulua edhe se janë ndryshuar drejtorë tjerë, gjë që e përgënjeshtron ministria duke thënë ”Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë përgënjeshtron informacionet e rrejshme që qarkullojnë gjithandej. Informojmë se vetëm drejtori i Klinikës Universitare për radiologji dhe onkologji janë lëshuar nga puna. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë distancohet nga të gjithë informacionet e pa kontrolluara dhe të pa vërtetuara dhe për këtë, informojmë se ministria për çdo temë do të jetë ajo e para që do të informojë.” thonë nga MSH.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne