Mjekët e ushtrisë turke vizitojnë civilët e shpëtuar nga YPG/PKK

Forcat e Armatosura Turke (TSK) pas pastrimit të fshatit Hasirki nga strukturat e organizatës terroriste YPG/PKK në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, kanë kryer ekzaminimin shëndetësor të civilëve dhe kanë shpërndarë barna për ata.

Në pamjet e filmuara vihet re se ushtarët turq, të cilët realizuan ekzaminimin shëndetësor të civilëve në fshat, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe fëmijët dhe të moshuarit, duke hyrë në shtëpitë e tyre kanë kërkuar leje nga pronarët si dhe kanë hequr çizmet.

Ushtarët turq kanë shpërndarë edhe ilaçe për civilët të cilët morën pjesë në ekzaminimet shëndetësore. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne