Një i ri që mbeti i paralizuar paralizuar nga qafa e poshtë në moshën 24-vjeçare përfundoi duke u bërë milioner pasi themeloi kompaninë e tij të kujdesit të lëkurës.

Francesco Clark, tashmë 40 vjeçar, përfundoi me qafë të thyer dhe me shtyllën kurrizore të dëmtuar pas një zhytjeje fatale në pishinë.

Duke folur për Daily Mail, ai tha:

Në momentin që u zhyta në pishinë e kuptova se ishte fundi i cekët. Shkallën e unazës metalike, që normalisht vendoset në fundin e thellë, pronari kishte vënë në fund të cekët.”
Ai e goditi mjekrën e tij në pjesën e poshtme të pishinës aq shumë sa që shtylla kurrizore iu shkatërrua tërësisht.

Clark u nxitua në spital ku mjekët i dhanë vetëm 20 për qind shanse për të mbijetuar pas operacionit. Por, Francesco e sfidoi fatin e tij dhe arriti ta përballonte opareacionin.

Gjithsesi, ai u përball me një udhëtim të gjatë të shërimit, duke përfshirë deri në tetë orë terapi fizike një ditë.

Pasi u kthye në shtëpi, Francesco zbuloi se, veç humbjes së lëvizshmërisë ai kishte humbur edhe aftësinë për të djersitur.

Kështu, së bashku me babin dhe motrën e tij, të cilët janë të dy mjekë, Francesco vendosi të provojë disa formula derisa pas gjashtë muajsh zbuloi se lëkura po i përmirësohej.

Tre vjet më vonë nga përzierja e kujdesit natyror të lëkurës në shtëpi, dhe falë inkurajimit nga shefi i tij i vjetër në Harper’s Bazaar, Francesco vendosi të lançojë “Clark’s Botanicals”.

Kompania tani është një biznes shumë milion dollarësh dhe shet në SHBA, Britani të Madhe, Australi dhe Hong Kong.

Në vitin e kaluar ka një rritje prej 220 për qind dhe ka një ushtri të tifozëve besnikë, duke përfshirë edhe të famshëm.

34