Mjekja popullore ngre popullin në këmbë: Kam gjetur lëngun “magjik” që shëron kancerin

Një grua që ka krijuar lëngun që, sipas saj, shëron kancerin është vënë në kërkim nga Komisioni Federal i Tregtisë.

Jillian Epperly ka krijuar një lëng prej lakre të kultivuar të cilin e ka quajtur ‘Jilly Juice’ dhe pretendon se me anë të tij mund të kurojë kancerin dhe të ri rrisë gjymtyrët e dëmtuar.

Jillian shet librat e saj, që përmbajnë receta për një krijim (ajo e quan atë protokoll) të lakrës së fermentuar, kripërave të detit dhe përbërës të tjerë të athët, në faqen e saj. Por, si duket çdo gjë i ka shkuar ters pasi një nga ndjekësit e saj që po ndiqte “protokollin” humbi jetën.

Tani, familja e pacientit, i cili ishte në stadin e katërt të kancerit të pankreasit, e akuzon Jillian se lëngu i saj i përshpejtoi vdekjen të afërmit të tyre. Sipas vajzës së tij, Wilmot ndërroi jetë vetëm një muaj pasi kishte nisur konsumimin e Jilly Juice.

Jillian Epperly është detyruar nga Komisioni Federal i Tregtisë që t’u kthejë paratë familjeve të dëmtuara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne