Mjerim! Nëna e 10 fëmijëve, këmbëzbathur dhe e pangrënë

Herë me bukë e herë pa ngrënë. Mes të ftohtit të dimrit dhe zhegut të verës në një shtëpi të rrënuar, një 68 vjeçare po jeton ditët e saj më të vështira në Rusan të Delvinës. Pas vdekjes së burrit dhe dy djemve, 8 fëmijët e tjerë e shohin rrallë, duke e lënë këmbëzbathur dhe mes vuajtjeve që i sjell skamja.

“Jetoj vetëm këtu”.

Halime Hita u dha jetë 10 fëmijëve, por pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe dy prej djemve po i kalon ditët e vetme në mjerim në të ashtuquajturën shtëpi në Rusan të Delvinës.

“Qëparë hëngra një çikë bukë me dy ullinj”.

8 fëmijët e tjerë, për pamundësi apo arsye që nëna 68 vjeçare i shmang nuk e vizitojnë shpesh.

Me 6 mijë lek pension, ajo shlyen kredinë e mbetur të njërit prej djemve. Ajo që mbetet nuk i mjafton as për ilaçe.

Për bukë e ujë, mendojnë fqinjët, ose kjo nënë duhet të flejë në shtëpi pa ngrënë.

“Nuk më dalin”.

Këmbët e zbathura tregojnë skamjen. Ndërsa patericat që nuk i ndan pamundësinë fizike.

Katër vjet më parë thotë se ka thyer këmbën, dhe operacionin nuk e paguante dot.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne