Mobilizohet SHBA/ 9 kongresmenë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ja kë takojnë!

9 kongresmenë amerikanë kanë zbarkuar në Tiranë. Ata po zhvillojnë një takim me Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit, të shoqëruar nga ambasadori amerikan Donald Lu. Më herët, kongresmenët amerikanë u takuan edhe me presidentin Bujar Nishani. Burimet thanë se delegacioni kryesohet nga Bob Goodlate, kryetar i Komisionit të Drejtësisë Amerikane. 9 kongresmenët do te kenë takime edhe me mazhorancën dhe opozitën.

Ky takim vjen në një moment që kriza politike nuk po gjen zgjidhje,por jo vetem,synimet e tyre nuk dihen… Opozita thotë se nuk do të ketë zgjedhje dhe nuk është regjistruar në zgjedhje. Nga ana tjetër, PS socialiste ka ndezur motorët e fushatës ditën e martë, ku mbajti Kongresin Elektoral të PS.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne