Mogherini: BE do të nisë mekanizmin financiar për tregtinë me Iranin

Federica Mogherini tha sot se Bashkimi Evropian do të krijojë së shpejti një mekanizëm të posaçëm financiar  për tregtinë jo-në-dollarë me Iranin, me qëllim shmangien ndaj sanksioneve të SHBA ndaj Teheranit.
 “Pres që ky instrument të krijohet në javët në vijim, si një mënyrë e mbrojtjes dhe promovimit të biznesit të ligjshëm me Iranin”, tha Mogherini në Bruksel pa dhënë më shumë detaje, teksa vetëm shtoi puna për krijimin e mekanizmit po avanconte kënaqshëm.
Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja ndërkombëtare e kufizimit bërthamor të Iranit e cila lejonte vazhdimin e biznesit, dhe rivendosi sanksione unilaterale duke bllokuar punën e kompanive me Teheranin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne