Mogherini dhe Gabriel vizitojnë kampin e myslimanëve Rohingya në Bangladesh

Shefja e diplomacisë evropiane dhe ministri i jashtëm i Gjermanisë kanë vizituar kampin e myslimanëve Rohingya të shpërngulur në Bangladesh.

Sipas gaztës gjermane Bildt, shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel, kanë shkuar në rajonin Kutopalong në kufirin mes Bangladeshit dhe Mianmarit dhe janë njohur nga afër me gjendjen e myslimanëve Rohingya. Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e vrasjes së myslimanëve Rohingia në Mianmar. Ushtria dhe budistët ekstremistë në Mianmar po vazhdojnë vrasjen e myslimanëve Rohingia në këtë vend dhe procesi i shpërnguljes së myslimanëve në drejtim të Bangladeshit po vazhdon akoma duke rritur kështu numrin e personave të shpërngulur me dhunë. Ndërkohë organizatat lokale në Bangladesh kanë njoftuar për përhapjen e llojeve të sëmundjeve të ndryshme sidomos kequshqyerjes në mesin e të shpërngulurve Rohingia. Autoritetet e Bangladeshit kanë deklaruar se për të strehuar mbi 800 mijë të shpërngulur Rohingia, do të ndërtojnë një prej qendrave më të mëdha të kampeve. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një funksionar i lartë i OKB të premten ka deklaruar se procesi i shpërnguljes së myslimanë Rohingia nga Mianmari në Bangladesh po vazhdon akoma dhe qindra persona të shpërngulur në Mianmar, synojnë të strehohen në Bangladesh./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne