Mogherini në Uashington për çështjen bërthamore iraniane

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini njoftoi se do të ndërmerrte një vizitë zyrtare në Uashington në fillim të nëntorit, për të dëshmuar në mbështetje të ruajtjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin pas vënies në pikëpyetje nga ana e Donald Trump.

“Kjo marrëveshje është vendimtare për sigurinë e rajonit”, vlerësoi Mogherini duke u prononcuar në emër të 28 shteteve të BE me rastin e një takimi të udhëheqësve të diplomacisë në Luksemburg.

Në kontekstin e tensioneve të larta bërthamore me regjimin e Kim Jong-Un, rrezikon të jetë më e vështirë për të nisur një dialog apo një ndërmjetësim me Korenë e Veriut, nëse marrëveshja bërthamore iraniane vihet në pikëpyetje apo prishet”, paralajmëroi ajo./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne