Mogherini: Statusi i Jerusalemit duhet të rregullohet me negociata

Statusi i Jerusalemit duhet të rregullohet nëpërmjet negociatave, theksoi sot shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ndërkohë që presidenti Donald Trump mund të njohë Qytetin e Shenjtë, të pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli, si kryeqytet të shtetit hebre.

“Një zgjidhje duhet të gjendet nëpërmjet negociatave për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqytet të ardhshëm të dy shteteve (izraelit dhe palestinez), në mënyrë që t’i përgjigjet aspiratave të dy palëve”, deklaroi Mogherini ndërkohë që priste në Bruksel sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

“Bashkimi Evropian mbështet rifillimin e një procesi të vërtetë paqeje që sjell një zgjidhje me dy shtete”, rikujtoi Mogherini.

“Ne vlerësojmë se çdo veprim që godet këtë përpjekje duhet të evitohet patjetër”, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE’së për Çështjet e Jashtme, para një mbledhje mes Tillerson dhe homologëve evropianë.

Paralajmërimet ndërkombëtare janë shtuar sot para një vendimi të presidentit amerikan që pritet këtë javë mbi statusin e Jerusalemit, në mënyrë që ai të evitojë çdo zgjidhje që rrezikon të sjellë një përshkallëzim të ri dhune në rajon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne