Monika: Kërkoj falje që e lejuam këtë njeri, por s’ka qeveri e ambasador që e shpëton!

Me mesazhe të forta dhe tone të larta e ka nisur fjalën e saj Monika Kryemadhi, e cila ka deklaruar se nuk vjen si përfaqësuese e LSI-së por si një nënë e cila nuk mund të durojë më pushtetin dhe zinxhirët e skllavërisë që ka vendosur kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi ka deklaruar se Rama tashmë ka mbetur i vetëm dhe se nuk ka asnjë person që do të mund ta shpëtojë nga vala e protestës dhe revoltës, e cila ka kulmuar këtë të shtunë, në protestën e opozitës. Kryemadhi tha se asnjëherë si më parë, kryeministri i ka vënë sahat ujit që shqiptarët nuk patën për 27 vjet, dhe sot kërkon t’i vërë sahat edhe frymës që marrin qytetarët e vendit.

Por sipas kryetares së LSI-së, Ramës i ka ardhur koha pasi atë nuk mund ta ndihmojë njeri. Madje Kryemadhi i ka kërkuar falje qytetarëve, duke thënë se klasa politike është e fajshme që e ka lejuar këtë njeri të jetë në pushtet prej 20 vitesh.

Monia Kryemadhi: Përshëndetje të gjithë grave e vajzave që kanë ardhur, të gjithë djemve të rinj që i pashë sot, që i thanë jo Edi Ramës, për të gjithë ju shqiptarë që jeni deri tek busti i heroi tonë kombnëtar, për të gjithë ju që protestoni sot kundër një njeriu që është vetëm.

Për herë të parë, historia politike, ka një politika që është vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij të cilat nuk ja zgjasin do më jetën as edhe një ditë.

Kjo nuk është tjetër veçse një protestë qytetarëe, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike, por jam këtu si një nënë, si një grtua, që e do vendin e saj. Vij këtu për të përfaqësuar zërin e cdo studenteje, cdo nënë e gruaje që do të shpëtojë nga makthi vendin e tij.

Ne sot do të protestojmë për të gjithë studentët që janë të detyruar të punojnë sepse nuk ksanë mundësi të paguajnë universitetin pasi kjo qeveri gjakpirëse i ka cuar tarifat në stratosferë.

Protestojmë sot për ata që skanë patur ujë për 27 vjet e kur hapën puset e tyre, ky kryeministër i vuri sahatet… ky njeri që vodhi gjakun e naftëtarëve, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve!

Ky njeri i cili urren vendin e tij, që urren familjen e tij, ky njeri i cili nuk do flamurin tonë, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara!

Ky njeri sot është vetëm, nuk ka drejtësi, ambasador, qeveri, lule e vajza që ta shpëtojë, sepse ky njeri i ka të gjitha kundër! Ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por shqiptarët nuk e kanë harruar që ky njeri nga 27 vjet në pushtet. Ky njeri, sot bën njer më të moralshëm, dhe më lejoni që t’ju kërkoj falje, edhe në emër të klasës politike, për gabimet që kemi bërë dhe që i kemi dhënë shansin atij që të tallet me shqiptarët. Dua tju bëj thirrje të gjithëve, që më shumë se kurrë të ngrihemi e të protestojmë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne